TV LIVE
Nga Rajoni
16 October 2025
Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës

Me 73 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat për programin qeverisës.

PD kërkoi ripërsëritjen e seancës së shtatorit kur u miratua pa votat e opozitës programi qeverisës i PS,  por opozita atë seancë vendosi të braktisë punimet e Kuvendit.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij sot, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se PD duhet t’i sjellë kërkesat sipas rregullores për të gjetur dakordësi nga mazhoranca.



Të ndryshme
Më shumë