TV LIVE
Sport
13 October 2025
Kosova me shumë mungesa ndaj Suedisë

Përfaqsuesja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të muajit të tetorit, ku përballet me Suedinë.

Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të duhet t'ia dalë në këtë ndeshje pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

Fillimisht nga lista fillestare u largua Florian Haxha për shkak të lëndimit, derisa rrugën e tij e ka ndjekur edhe Lumbardh Dellova, që nuk ka arritur të rikuperohet.

Në mbrojtje Foda nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e Fidan Alitit që është larguar nga grumbullimi shkaku i suspendimit me kartonë.

Ndërkohë një tjetër lajm i keq është edhe largimi i Elvis Rexhbecajt, i cili pësoi lëndim ndaj Sllovenisë dhe nuk do të luajë ndaj Suedisë.

Për këtë sfidë Foda do ta ketë në dispozicion mesfushorin Lindon Emërllahu, i rikthyer nga suspendimi. 



Të ndryshme
Më shumë