Samsung po përgatit telefonin e tij të parë inteligjent me palosje të trefishtë, por ende nuk është njoftuar një datë zyrtare e lansimit.
Pajisja e re, e cila thuhet se quhet Galaxy Z TriFold, do të ketë tre bateri, siç raportohet.
Tre bateri të veçanta do të vendosen në telefonin e ri të Samsung.
Kapaciteti i baterisë dhe shpejtësia e karikimit nuk janë zbuluar ende, por pritet të jetë një përmirësim në krahasim me Galaxy Z Fold7, i cili kishte një bateri 4,400 mAh dhe mbështetje për karikim me tel 25W.
Më parë u përmend se Galaxy Z TriFold mund të jetë i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut dhe Kinë, por thashethemet e fundit sugjerojnë se mund të mbërrijë edhe në vende tjera.
Ndryshe, Samsung do të prezantojë së shpejti kufjet Android XR, me emrin e koduar Project Moohan.