TV LIVE
Nga Vendi
7 October 2025
VLEN publikon spotin promovues për zgjedhjet lokale, në qendër të vëmendjes bujku, punëtori, arsimi dhe mjekësia!

Koalicioni VLEN ka publikuar sot spotin promovues për zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku fokusi kryesor vendoset tek bujku, arsimtarët dhe mjekët, tri shtylla të jetës së përditshme që, sipas këtij koalicioni, përfaqësojnë zemrën e zhvillimit lokal dhe kombëtar, informon POPULLI.mk

Në spotin e ri, VLEN shfaqet si një zë i fuqishëm i njerëzve të ndershëm që punojnë çdo ditë për jetesë më të mirë, duke theksuar mesazhin e tyre kryesor “Një zë”, përmes të cilit kërkohet bashkim dhe përfaqësim i denjë në pushtetin vendor.

VLEN fton qytetarët që më 19 tetor të dalin në votime dhe të rrethojnë numrin 7, duke e konsideruar atë si votë për ndryshim, përgjegjësi dhe integritet në nivel lokal.

Ndërkohë, me afrimin e ditës së zgjedhjeve, fushata ka hyrë në një fazë më të tensionuar, ku retorika mes dy blloqeve kryesore politike, VLEN dhe AKI, po ashpërsohet dukshëm.

Të dyja palët po përpiqen të konsolidojnë mbështetjen në terren, ndërsa qytetarët pritet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të komunave në vend. / © POPULLI.mk



Të ndryshme
Më shumë