TV LIVE
Nga Vendi
4 October 2025
Osmani: 50% përfaqësim i grave në çdo organ të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp tha se barazia gjinore do të jetë themeli i çdo politike të ardhshme komunale, duke theksuar se gratë nuk duhet të jenë vetëm pjesë e fushatave, por pjesëmarrëse të barabarta në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave.

Osmani prezantoi parimin e tij strategjik për qeverisjen e ardhshme të komunës dhe përfshirjen e barabartë të grave në proceset politike.

“Kjo përqindje do të jetë e pranishme në çdo pore të jetës politike dhe institucionale të Çairit, në udhëheqësi, komisione dhe në të gjitha proceset vendimmarrëse. Vetëm kështu mund të ecim përpara me barazi, me respekt të ndërsjellë dhe me shfrytëzimin e potencialit të secilës grua”, tha Osmani.

Osmani theksoi se barazia gjinore nuk është vetëm vlerë, por parakusht për zhvillim dhe demokraci. Ai është i bindur se një qasje e tillë ofron një strukturë tjetër të përfshirjes së barabartë të grave në krijimin e politikave, por edhe në zbatimin e tyre, për çka rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

“Nuk ka përparim nëse gjysma e shoqërisë lihet në margjina. Në Çairin tim, gratë do të jenë pjesë e vendimeve, pjesë e zgjidhjeve dhe pjesë e çdo ndryshimi”, theksoi Osmani.



Të ndryshme
Më shumë