Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm lokal që e përfshiu vendin, do të ndikojë mjaftueshëm ndaj bujqësisë. Siç thonë agrometeorologët, reshjet e reja do ta përmirësojnë gjendjen me lagështinë e tokës.
Rekomandohet që prodhuesit bujqësor të vazhdojnë me aktivitetet dhe kujdesin për të korrat.
“Për kulturat e arës, fillon përgatitja e tokës para mbjelljes, e cila është thelbësore për arritjen e rendimenteve të larta. Përgatitja duhet të kryhet në kohë dhe me cilësi të lartë në mënyrë që të krijohet një shtresë e lirshme toke në të cilën do të grumbullohen uji dhe lëndët ushqyese, si dhe në të cilën rrënja do të zhvillohet pa probleme. Paralelisht me kultivimin e tokës, kryhet edhe plehërimi bazë i kulturës”, shpjegojnë agrometeorologët nga DPHM.
Ata thonë edhe se disa lloje të pemëve janë në fazën e vjeljes dhe pjekjes.
Nën ndikim të masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi lokal. Nesër do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë, ndërsa të dielën sërish në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi lokal dhe bubullima, në disa vende me procese më intensive.
“Paraqitja e reshjeve të reja të shiut do ta përmirësojë gjendjen me lagështinë në tokë. Në rast të paraqitjes të zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur”, theksojnë agrometeorologët e DPHM-së.