Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në fjalimin e tij në hapjen e shtabit komunal në Dibër theksoi se ky moment është shumë më shumë se një zgjedhje administrative është një referendum për betejë për dinjitet, krenari dhe barazi, shkruan Top24
Dibra i bashkohet referendumit dhe betejës për dinjitet, krenari dhe barazi.
Sonte u dëshmua kjo me prezencën masovike të dibranëve që morën pjesë në hapjen e shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Fitorja jonë në Dibër duket në shesh, por më e vlefshme se çdo fitore politike është mbrojtja e indit kombëtar në çdo cep ku ka shqiptarë.
Së bashku me kandidatin për Kryetar të Dibrës, Ilirian Fetahu, bartësin e listës, z. Artin Spahiu dhe me të gjithë ekipin e këshilltarëve, ju sigurojmë me bindje se do të jemi zëri juaj i fuqishëm gjatë mandatit katërvjeçar.
Mbi të gjitha, bashkë të rikthejmë dinjitetin kombëtar dhe të ndalim diskriminimin e nëpërkëmbjen e shqiptarëve!