Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 1:50 në rrugën “Jurij Gagarin” në lagjen Kozle të Shkupit.
Në zjarr është djegur një shtëpi dhe një hapësirë ndihmëse. Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë që ishin në vendin e ngjarjes, zjarri ka shpërthyer pas hapësirës ndihmëse që ndodhet pranë shtëpisë.
Është duke u zhvilluar inspektim në vendin e zjarrit.