TV LIVE
Nga Vendi
22 September 2025
Ahmeti: Likova foli qartë, populli është në këmbë për të rikthyer dinjitetin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë mbrëmjen e sontme në hapjen e shtabit zgjedhor në komunën e Likovës ku kandidat i AKI-së është kryetari aktual, Erkan Arifi.

”Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet! Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar”, ky është meszhi i Ahmetit për zgejdhjet lokale të 19 tetorit para simpatizantëve dhe anëtarëve partiak në Likovë.

Për Ahmetin ”Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre.

Sipas tij shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.

Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë.Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.

Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tonë” ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në facebook.



Të ndryshme
Më shumë