TV LIVE
Nga Rajoni
19 September 2025
​Dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet lokale 2025

Sot shënohet dita e shtatë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Subjektet politike dhe kandidatët e pavarur kanë vazhduar me takimet e tyre me qytetarë, prezantimin e programeve dhe publikimin e premtimeve të tyre për zhvillimin e komunave.

Sipas agjendës, kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini në orën 11:00 do të mbajë aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore në Lagjen “Bregu i Diellit”.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë aktivitetet nga ora 14:00 me vizitën e tregut në Sharr, duke vazhduar takime me të rinj, gra e vajza. Më pas, në orën 15:30 nga LVV-ja do të vizitohet një fermeri në fshatin Blaç në Sharr.

Pas kësaj, ky subjekt politik do të mbajë takim me banorët e lagjes Bajram Curri në Prizren në orën 17:50.

Sipas agjendës, aktiviteti do të vazhdojë me një tubim në Gjonaj nga ora 19:00 në Prizren.

Ndërkaq, në vazhdim fushata e LVV-së do të vazhdojë me këto aktivitete.

20:30 – Takim në fshatin Llapashticë, Podujevë.

19:00 – Takim me gra në Hodonc, Kamenicë.

19:00 – Takim më fshatin Abri e Epërme, Drenas.

19:00 – Tubim në Hade e Re/Shkolla e fshatit, Obiliq.

Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj do të mbajë tubim elektoral në orën 18:00 në Sheshin “Adem Jashari”.

Ndërkaq, NISMA Socialdemokrate do të mbajë tubim elektoral në Suharekë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Decan nga ora 18:00.

Ndërkaq, LDK-ja do të vazhdojë aktivitetin e saj në orën 19:30 në Junik.

Fushata zyrtarisht nisi më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit me datën 12 tetor në ora 06:59.



Të ndryshme
Më shumë