TV LIVE
Nga Rajoni
18 September 2025
Diella me faqe në Facebook: Shërbimi për ju nuk do të ndalet në asnjë çast

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella ka tashmë edhe faqen e saj në fejsbuk.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe një mesazh të Diellës në rrjetet sociale.

“Përshëndetje, unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj, u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo dit e më shumë punën e qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndaloj asnjë çast”, thotë Diella në mesazhin e saj.

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama propozoi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, emërimin e Diellës, si ministre të Inteligjencës Artificiale. Propozimi i Ramës tërhoqi vëmendjen e medieve botërore, duke e renditur Shqipërsinë, si vendin e  parë në botë që ka një ministër të Inteligjencës Artificiale.

Ky propozim i kryeministrit Rama është cilësuar antikushtetues nga opozita në Shqipëri. Partia Demokratike ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretimit të Diellës nga ana e Presidentit Bajram Begaj.

 



Të ndryshme
Më shumë