TV LIVE
Sport
18 September 2025
Kosova e kalon Kinën, ngritje rekord në ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën e re.

Kosova ka pasur një rritje rekord deri në katër pozita, duke kaluar edhe Kinën, shkruan Indeksonline

Për herë të parë në histori, Kosova tani gjendet në pozitën e 91-të në ranglistën e FIFA-s.

Gjatë ndeshjeve të muajit shtator, Kosova pësoi një humbje ndaj Zvicrës dhe mposhti Suedinë në “Fadil Vokrri” – pikërisht kjo fitore e ka bërë këtë rritje të jashtëzakonshme.

Në muajin e ardhshëm (Tetor), Kombëtarja e Kosovës luan edhe dy ndeshje tjera të kualifikimeve në Botërorin 2026 – ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë