TV LIVE
Nga Bota
17 September 2025
Ramadani Imeri për TV Uskana: BDI dhe Izet Mexhiti nuk e mbajtën fjalën e dhënë – më premtuan kandidaturën për kryetar të Dibrës, por s’e mbajtën fjalën!

Në një intervistë ekskluzive për TV Uskana, Ramadani Imeri ka bërë një deklaratë të fortë ndaj BDI-së dhe kryetarit të LD, Izet Mexhiti. Ai ka akuzuar se i është dhënë një premtim i qartë për kandidaturën e tij si kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës, por ky premtim nuk është respektuar.

“BDI dhe Izet Mexhiti më premtuan se unë do të jem kandidati për kryetar të Dibrës. Fatkeqësisht, fjala e dhënë nuk u mbajt,  tha Imeri.

Sipas tij, ky veprim është një zhgënjim i madh për qytetarët e Dibrës, të cilët, siç shprehet, meritojnë transparencë dhe përfaqësim të denjë, e jo lojëra politike në prapaskenë.

 



Të ndryshme
Më shumë