TV LIVE
Nga Vendi
15 September 2025
Banorët e Aerodromit dhe Gazi Babës bllokojnë rrugët: “Duam ajër të pastër, jo politikë

Banorët e komunave Aerodrom dhe Gazi Babë kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën kundër deponisë ilegale në Vardarisht, duke bllokuar edhe në mëngjes kryqëzimin te ura “Bliznaci” përcjell INA.

“Nga sot fillojmë edhe në mëngjes për një orë të bllokojmë që të na vërejnë. Nuk kemi agjendë politike, duam të jetojmë në një ambient të shëndetshëm”, deklaroi Zoran Stojkovski nga iniciativa qytetare “Stop për Vardarishten”.

Protestat tashmë po mbahen çdo ditë, në dy termine – nga ora 7:30 deri në 8:30 në mëngjes dhe në orën 18:00 pasdite. Banorët paralajmërojnë se nuk do të ndalen derisa të gjendet zgjidhje për problemin e deponisë, e cila së fundmi është djegur duke ndotur ajrin me erë të rëndë të mbeturinave dhe plastikës.

Stojkovski theksoi se qytetarët kërkojnë vetëm të drejtën për ajër të pastër dhe apeloi për pjesëmarrje më të madhe në protesta. Ai gjithashtu sqaroi se vendimi për marshime drejt komunës merret çdo ditë nga protestuesit.

Ndërkohë, sipas tij, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Aerodromit dhe kandidat për zgjedhjet lokale, Dejan Miteski, deri tani nuk është paraqitur në protesta, edhe pse ka dërguar sinjale se dëshiron të takohet me organizatorët.(INA)



Të ndryshme
Më shumë