TV LIVE
Nga Vendi
15 September 2025
Është përcaktuar paraburgim afatshkurtër për katër persona të dyshuar për zjarrin në Trubarevë

Gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup u përcaktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orëve katër të dyshuarve për zjarrin në Trubarevë.

Të katërt dyshohen për veprën penale nga neni 230 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të KP, gjegjësisht Rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina. 

Gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të PTHP – Shkup për përcaktimin e paraburgimit afatshkurtër për 4 persona, të cilët mbrëmë vonë ishin nxjerrë para drejtësisë, ndërsa në lidhje me zjarrin i cili më 13.09.2025 ndodhi në Trubarevë – Shkup, mori vendime me të cilat e pranoi propozimin dhe: V.M., Z.S., dhe L.D. u përcaktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orëve, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. 

Për shkak të dyshimit të bazuar se ata kanë marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale përmes veprimeve të përbashkëta – Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, në lidhje me zjarrin në Trubarevë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti procedurë kundër katër personave për të cilët mbrëmë kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh për të siguruar dëshmi, njoftoi Prokuroria Publike Republikane.

“Veprimet e tyre konkrete po hetohen, por bëhet fjalë për udhëheqës 56-vjeçar dhe pronar i 2 personave juridikë, udhëheqëse 22-vjeçare e një personi të tretë juridik, një 42-vjeçar në cilësinë e udhëheqësit të filialit dhe një 59-vjeçar i punësuar në person juridik. Po hetohet përgjegjësia potenciale edhe e personave të tjerë”, thuhet në kumtesë. 

Rezultatet nga matjet e kryera të ndotjes së ajrit nga Ministria e Mjedisit Jetësor priten ende. 

Zjarri shpërtheu pardje rreth orës 14 në një depo për riciklim të mbeturinave në Trubarevë. 

Ndihmë mjekësore pas zjarrit kërkuan katër persona dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.



Të ndryshme
Më shumë