Turqia ka bërë një paraqitje spektakolare në gjysmëfinalen e EuroBasket 2025, duke e mbyllur ndeshjen para kohe ndaj Greqisë dhe duke siguruar finalen e madhe.
Në qendër të këtij suksesi ishte shqiptari Erxhan Osmani, i cili shkëlqeu me një performancë magjike, duke e bërë diferencën dhe duke e çuar skuadrën drejt fitores së madhe.Atmosfera në parket ishte elektrizuese, ndërsa loja e Osmani-t konsiderohet ndër më të mirat që një shqiptar ka dhuruar ndonjëherë në historinë e EuroBasket-it.
Turqia tashmë ka hyrë në finale, ndërsa tifozët janë të bindur se ky turne do të mbahet mend gjatë, sidomos për magjinë që solli Erxhan Osmani.