TV LIVE
Nga Vendi
13 September 2025
Të shtunën në Tv Uskana, Emision ekskluziv me kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qyra

Këtë të shtunë, ju ftojmë të ndiqni një intervistë të veçantë me Mendi Qyrën, kandidatin e pavarur për komunën e Strugës, i cili flet në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për vendimin e tij për të hyrë në garën zgjedhore.

Në këtë emision, ai shpalos:

Arsyet pse zgjodhi të kandidojë si i pavarur, jashtë partive politike;

Komentet e bëra nga deputeti Bekim Qoku, në hapjen e shtabit zgjedhor, i cili e quajti “kandidati ynë i pavarur” – dhe dilemat që kjo deklaratë hapi në opinion;

Reagimet dhe akuzat nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët e kanë cilësuar si kandidat të mbështetur nga VMRO-DPMNE – çfarë qëndrimi mban Qyra për këtë?

Si dhe projektet konkrete që ai propozon për zhvillimin e Strugës, në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, bashkëjetesës dhe transparencës institucionale.

Një bisedë e sinqertë për të kuptuar më shumë se kush është Mendi Qyra, çfarë përfaqëson ai, dhe çfarë ofron ndryshe për qytetarët e Strugës.

Të shtunën

Ora 20:00

Vetëm në Tv Uskana



Të ndryshme
Më shumë