TV LIVE
Nga Vendi
11 September 2025
Teuta Ahmedi-Purellkudo do t’i prijë listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN në Kërçovë

Përmes një postimi në Facebook, Teuta Ahmedi-Purellku ka njoftuar se do të jetë bartëse e listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN për Komunën e Kërçovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar qytetarë!

Kam nderin dhe përgjegjësinë t’ju njoftoj se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor, do t’i prijë listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN – Kërçovë.

Si grua dhe si qytetare, besoj në forcën e ndryshimit dhe të përfaqësimit të drejtë.

Ftojmë qytetarët që të na bashkohen dhe të na mbështesin për një të ardhme më të mirë.

Me shumë respekt!



Të ndryshme
Më shumë