TV LIVE
Teknologji
5 September 2025
A e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë fjala Google?

Ata vendosën ta quanin “Google”, një term që vjen nga fjala “googol”, koncept matematik që përfaqëson numrin 10 në fuqi të qindtë. Kjo zgjedhje simbolizonte vizionin e madh të dy themeluesve për të organizuar një sasi të pafund informacioni.

Google u themelua më 4 shtator 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin në një garazh në Silicon Valley. Dy të rinjtë, të cilët u njohën në Universitetin e Stanfordit, nisën me një motor kërkimi që fillimisht e pagëzuan “BackRub”. Projekti tërhoqi shpejt vëmendjen e investitorëve, dhe me një kapital fillestar prej 100,000 dollarësh nga Andy Bechtolsheim, ata nisën rrugëtimin që do të ndryshonte përgjithmonë botën e teknologjisë.

Nga Palo Alto në Mountain View, ku ndodhet edhe sot selia qendrore, Google u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një nga kompanitë më të rëndësishme të shekullit XXI. Përveç motorit të kërkimit, Google solli shërbime tashmë të domosdoshme si Gmail, Google Maps, Android dhe YouTube, duke bërë që produktet e tij të bëhen pjesë e pandashme e jetës së përditshme.

Një kompani që nisi nga një garazh, sot është sinonim i informacionit dhe inovacionit global.



Të ndryshme
Më shumë