Sot, më 4 shtator 2025, një pjesë e madhe e përdoruesve në Evropën Juglindore kanë raportuar se shërbimet e Google nuk po funksionojnë si zakonisht.
Ndërprerja ka prekur platformat kryesore të gjigantit teknologjik, përfshirë YouTube, Google Search, Google Maps, Gmail, Google Drive e tjera, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për miliona përdorues.
Raportimet të shumta për këto vijnë nga përdoruesit në Kosovë, por edhe në vendet tjera të Ballkanit.
Deri tani, Google nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar për shkaqet e ndërprerjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për probleme teknike të brendshme apo për ndonjë sulm kibernetik.
Kjo ndërprerje ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në aktivitetet e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve që mbështeten te shërbimet e Google për komunikim, punë apo orientim në lëvizje