Lenovo po përgatitet që javën e ardhshme, në panairin evropian të teknologjisë IFA, të prezantojë produktet e tij më të reja, por një pajisje po tërheq veçanërisht vëmendjen.
Pajisja më e rëndësishme që ka ndarë informatori i njohur Evan Blass paraqet një foto të një laptopi me dizajn konceptual që ka ekran rrotullues mes orientimit horizontal (peizazh) dhe vertikal (portret), të cilin Lenovo thuhet se e ka quajtur “Project Pivo”.
Kjo kompani ka një histori në krijimin e koncepteve të pazakonta të laptopëve, si për shembull laptopi ThinkBook me ekran transparent dhe modeli ThinkBook Plus Gen 6 me ekran që mund të paloset, por nuk është e sigurt që këto projekte kërkimor-zhvillimore do të shndërrohen në produkte për konsumatorët.
Mënyra portret për Project Pivo mund të jetë veçanërisht e dobishme për programim dhe shfletimin e versioneve mobile të faqeve dhe aplikacioneve, kështu që mbetet të shihet nëse ky koncept do të shndërrohet në një pajisje që mund të blihet në të vërtetë.
Sipas Blass, Lenovo do të prezantojë gjithashtu Legion Go 2, gjeneratën e dytë të konzolës së lojërave në dorë që u njoftua gjatë CES-it, dhe që pritet të dalë në treg këtë vit, si dhe një sërë tabletash dhe telefonash Motorola.