TV LIVE
Nga Bota
2 September 2025
Mbi 800 viktima nga tërmeti në Afganistan, vijojnë kërkimet për të mbijetuar, operacionet e shpëtimit të vështira

Kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrues që goditi Afganistatin më 1 shtator janë në ditën e dytë.

Mbi 800 persona kanë vdekur në provincat Kunar dhe Nangarhar, dhe 1,800 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter.

Përpjekjet e shpëtimit janë të ndërlikuara nga terreni malor. Fshatrat e prekura janë të vështira për t’u arritur në një ditë të zakonshme, por tani shumë nga rrugët që i lidhin ato janë bllokuar nga mbeturinat.

Qeveritë e huaja dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë dërguar ndihma në zonat e goditura nga tërmeti.

Ndër të prekurit nga fatkeqësia, shqetësim i veçantë janë gratë dhe vajzat pasi rajoni i goditur nga tërmeti është shumë konservator dhe ekziston frika se trajtimi i grave mund të vonohet për arsye kulturore.



Të ndryshme
Më shumë