TV LIVE
Teknologji
28 August 2025
Opel planifikoi të kalonte në automjete elektrike, por tani gjithçka po ndryshon

Që nga viti 2028 do të ofrojmë vetëm vetura elektrike, tha para dy vitesh drejtori ekzekutiv i Opelit, Florian Hüttl.

Në të njëjtën kohë, Opel dhe Stellantis filluan ndërtimin e një fabrike gjigante të baterive në Kaiserslautern.

Kjo gigafabrikë duhej të prodhonte 600 mijë bateri në vit. Por vitin e kaluar prodhimi u ndalua. Kërkesa për automjetet elektrike në Evropë është ngadalësuar. Konsumatorët kërkojnë automjete me motorë me djegie të brendshme.

“Nëse ka kërkesë, prodhimi i motorëve me djegie të brendshme nuk ka pse të ndalet në vitin 2028. Kemi vendosur qartë objektivat tona sa i përket uljes së emetimeve të dioksidit të karbonit nga kompania dhe makinat tona. Aktualisht jemi duke rishikuar planet tona dhe po i përshtatim me kushtet e reja”, tha një zëdhënës për gazetën Bild.

Me fjalë të tjera, Opel po heq dorë nga viti 2028 si vit i kalimit ekskluziv në automjetet elektrike.

Modeli i ri Corsa dhe Astra do të shiten ende me motorë me djegie të brendshme. Opel pritet të prezantojë Corsën e re në vitin 2027, ndërsa për vitin tjetër është planifikuar një version i ri dhe i ridizajnuar i modelit Astra.

Opel ka qenë një nga pionierët më të mëdhenj të elektrifikimit në mesin e prodhuesve evropianë të automjeteve. Fillimisht, viti 2025 ishte përcaktuar si pikë kthese për prodhimin vetëm të modeleve elektrike. Më pas kjo u shty për në vitin 2028



Të ndryshme
Më shumë