TV LIVE
Nga Vendi
27 August 2025
Kos pas takimit me Mucunskin në Bruksel: Me rëndësi është të përmbushen detyrimet e mbetura

Me rëndësi është të përmbushen detyrimet e mbetura dhe që vendi të ecë përpara në procesin e pranimit në BE, tha komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Koss, pas takimit të saj me Ministrin e Maqedonis së Veriut të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, transmeton Portalb.mk.

Në një postim në rrjetet sociale, Koss tha, ndër të tjera, se ajo dhe Mucunski patën një bisedë të hapur rreth hapave të ardhshëm drejt rrugës evropiane të vendit, të cilin ajo tha se e mbështet fuqimisht, si dhe Planin e Rritjes. Ajo gjithashtu përshëndeti përafrimin e plotë të Maqedonisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së, si dhe ndihmën që vendi i ofron Ukrainës.

Nga ana tjetër, Ministri Mucunski tha në një intervistë për Politiko se Maqedonia aktualisht nuk është gati të bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, përveç nëse merr garanci të forta nga BE se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes.

“Pozicioni ynë është: Nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese, çfarë do të ndodhë nëse Bullgaria kthehet me kërkesa që lidhen me historinë, identitetin ose gjuhën pas gjashtë muajsh”, tha Mucunski.

Dje, pas takimit midis Kos dhe Mucunskit në Bruksel, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme thuhej se në takim u diskutuan disa tema, por nuk përmendej se u diskutuan edhe detyrimet e vendit për të vazhduar negociatat me Bashkimin Evropian.



Të ndryshme
Më shumë