TV LIVE
ShowBiz
27 August 2025
Donin t’i vinin tritol Jozit të ‘Big Brother’, autorët ngatërrojnë shtëpinë, gjenden edhe disa gëzhoja

Në orët e para të s martës, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi, shkruan Euronews Albania.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje u paraqitën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët verifikuan situatën. Nga vëzhgimi fillestar u vu re se porta kishte pësuar dëmtime të lehta si rezultat i shpërthimit.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan për t’u analizuar si prova materiale.

 



Të ndryshme
Më shumë