TV LIVE
Nga Vendi
21 August 2025
QMK: Tre zjarre ende janë aktive në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur gjithsej 18 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat tre janë aktive, njoftoi këtë mëngjes Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier.

Në zonën e fshatit Bellovodicë, në vendin e quajtur “Livada”, po digjet një mal me ah. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet një mal me kërcell të ulët dhe po digjen prerje drurësh.

Nga zjarret e shuar, dy ishin në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat ishin në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Çeshinovës – Obleshevës.



Të ndryshme
Më shumë