TV LIVE
Sport
18 August 2025
Marash Kumbulla zbarkon te Mallorca – gati t’i bashkohet Veda Muriqit

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, duket se është lojtari më i ri i RCD Mallorca, ku do të luajë së bashku me Vedat Muriqin.

25-vjeçari i lindur në Itali i bashkohet skuadrës spanjolle nga Roma në formë huazimi njëvjeçar, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsion blerjeje deri në 8 milionë euro në fund të sezonit.

Kumbulla vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Espanyolin, ku ishte titullar i padiskutueshëm me 35 paraqitje, mbi 2,900 minuta të luajtura dhe tre gola të shënuar.

Performanca e tij në La Liga e riktheu fuqishëm në vëmendje dhe bindur drejtuesit e Mallorcas se ai mund të jetë shtyllë e rëndësishme në prapavijë.

Futbollisti shqiptar tashmë ka mbërritur në Palma, ku shprehu emocionet e para për këtë hap të ri në karrierë.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi. Ndoqa nga afër ndeshjen kundër Barcelonës dhe mezi pres të filloj stërvitjet me skuadrën e re”, deklaroi ai për Radio MARCA.

Te Mallorca tash e disa vite luan edhe Vedat Muriqi, që është kthyer në lider te ky ekip.

Kumbulla do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën, ndërsa pritet të bashkohet me pjesën tjetër të grupit në stërvitje të martën.



Të ndryshme
Më shumë