TV LIVE
Nga Vendi
16 August 2025
ASH e Selës: U konfirmua se Qeveria nuk ka shumicën e Badinterit

Pas seancës parlamentare në të cilën nuk kaluan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, u prononcua Aleanca për Shqiptarët (ASh) përmes profilit të saj zyrtar në Fjesbuk.

Kjo parti informoi se për ndryshimet dhe plotësimet “për” votuan vetëm 11 deputetë nga komunitetet jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër.

Siç thekson ASh, u konfirmua se kjo qeveri nuk ka shumicë të Badinterit dhe se “dëshiron të funksionojë pa njërën nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës në fuqi”.

“Sot në Kuvend, institucionin më të lartë ligjvënës në vend që ndryshe njihet si “shtëpia e qytetarëve”,  u konfirmua edhe zyrtarisht ajo që ne e themi tani e një vit. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet etnik, nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët dhe të gjitha bashkësitë etnike, por është një Qeveri monoetnike qe tenton të shkel dhe diskriminojë të tjerët e veçanërisht shqiptarët. Gjatë votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor propozimi i kësaj Qeverie mori vetëm 11 vota nga deputetët e bashkësive jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër. Ky është edhe një konfirmim zyrtar se kjo Qeveri nuk ka shumicën e Badinterit dhe se dëshiron të funksionojë pa njërën nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës në fuqi. Ju bëjmë thirje partive shqiptare në Qeveri që të largohen nga ky vasalitet, të lexojnë drejtë vullnetin e shqiptarëve dhe të pranojnë faktin se nuk kanë legjitimitetin e duhur për të qëndruar aty ku janë, të nënshtruar e turpëruar për çdo ditë”, shkruan Aleanca për Shqiptarët.



Të ndryshme
Më shumë