TV LIVE
Nga Vendi
16 August 2025
Mori 10 mijë euro ryshfet për ndikim te gjykata; Paraburgim ndaj një personi

Prokuroria propozon paraburgim për një person të vetëprezantuar si person që e njeh situatën në gjykata dhe është i afërt me gjykatësit, pasi dyshohet se ka pranuar 10 mijë euro për të ushtruar ndikim të gjykatësit për një rast gjyqësor në Gjykatës civile dhe Gjykatën e Apelit në Shkup. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se i dyshuari P.G. 59 vjeç nga Shkupi, paratë i ka pranuar në dy këste nga prilli deri në gusht, nga njëra palë e përfshirë në kontestin gjyqësor.

Dëshmitari që e ka raportuar rastin është drejtuesi i personit juridik që është pjesë e kontestit, i cili filloi të merrte informacione se pala kundërshtare po ushtronte ndikim serioz tek gjyqtarët duke dhënë ryshfet për të marrë vendime në favor të tyre.

“Dëshmitari dhe vëllai i tij u takuan me të dyshuarin, i cili u kërkoi drejtpërdrejt atyre 16,000 euro për të përfunduar mosmarrëveshjen në favor të personit juridik – kompanisë familjare të dëshmitarit. Ai i siguroi ata se pala tjetër po jepte shuma shumë më të larta, por gjyqtarët nuk donin të merrnin përsipër detyrën e vendosjes për diçka që nuk ishte e bazuar ligjërisht. Meqenëse dëshmitari i tha se nuk mund të siguronte kaq shumë para menjëherë, ata ranë dakord për një pagesë në tre këste”, thonë nga MPB.

Dëshmitari i ka dhënë të dyshuarit dy herë nga 5 mijë euro, kurse ai është arrestuar menjëherë pas marrjes së këstit të dytë./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë