TV LIVE
Nga Rajoni
14 August 2025
Policia bllokon gazetarët e News24 të hyjnë në mjediset e punës, Safe Journalist Albania: Autoritetet dhe “KAYO” të zbatojnë mënjeherë vendimin e Gjykatës

Bllokimi i gazetarëve të News24 për të hyrë në ambientet e punës, nga forcat ushtarake të kompanisë “Kayo”, ka sjellë sërish reagime nga organizata mediatike “Safe Journalists Albania” i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë ‘KAYO’ që të zbatojnë menjëherë vendimin e Gjykatës, në mënyrë që të lejojnë gazetarët dhe stafin e medias të hyjnë nga hyrja alternative e godinës së Panorama Group dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre.

Postimi i plotë

Situata mbetet e njëjtë edhe sot, me vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht ende të pazbatuar plotësisht. Hyrja në godinën e Panorama Group raportohet se vazhdon të jetë e bllokuar, dhe gazetarëve e stafit të medias nuk u lejohet të hyjnë nga hyrja alternative dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre.

U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë KAYO të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht vendimin e gjykatës, në përputhje me të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri. tyre.



Të ndryshme
Më shumë