Starlink, shërbimi i internetit satelitor i operuar nga SpejsIks i miliarderit të teknologjisë Elon Musk, dje u përball me një ndërprerje që preku përdoruesit në gjithë botën.
Rrjeti tani është kryesisht i rinovuar, ndërsa ndërprerja zgjati afërsisht dy orë e gjysmë, deklaroi Majkll Nikols, nënkryetar i Starlink Inzhenering në SpejsIks, në publikimin që më vonë Starlink e ripublikoi në Iks.
“Ndërprerja u shkaktua nga një defekt i shërbimeve kryesore të softuerit të brendshëm të cilët menaxhojnë me rrjetin themelor”, shkroi Nikols.
“Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të ofruar një rrjet shumë të besueshëm dhe do të hetojmë plotësisht shkakun e këtij problemi dhe do të sigurohemi që të mos përsëritet”, shtoi ai.
Edhe pse kjo nuk është hera e parë që sistemi është shkëputur, ndërprerje të tilla janë relativisht të rralla.
Starlink përdor një rrjet prej mijëra satelitësh të cilat rrotullohen në afërsi të Tokës, duke u lidhur me terminale të vogla përdoruesish në tokë për të ofruar internet të shpejtë.
Shërbimi përdoret nga linja ajrore të ndryshme për të ofruar internet gjatë fluturimit. Ajo është gjithashtu mjet i rëndësishëm për komunikim për ushtrinë ukrainase, pasi infrastruktura konvencionale e telekomunikacionit është shkatërruar në masë të madhe gjatë luftës ruse.