TV LIVE
Nga Rajoni
24 July 2025
Pamje të rralla: Bizoni ecën në rrugët e Prapashticës

Në një ngjarje të pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një bizon ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rrjeteve sociale.

Kjo kafshë e egër, që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ka bërë shfaqjen e saj të papritur në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.

Derisa nuk ka ende konfirmime zyrtare, sipas komentuesve, kafsha është parë në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.

Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për ringjalljen e popullatave të tij në rezervate natyrore.

https://www.tiktok.com/?referer_url=www.kosovarja-ks.com%2F&refer=embed&embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121749182%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C121477481%2C121351166%2C121772353%2C121487028%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121819198%3Bnull%3Bembed_discover_button



Të ndryshme
Më shumë