TV LIVE
Nga Vendi
22 July 2025
“Nuk jam fajtor”, tha truproja e kryeministrit Mickoski, Angel Samarakov, i akuzuar se i zbuloi sekret zyrtar Blagoja Korunoskit

Angel Samarakov, zyrtar policor nga Drejtoria e Gjashtë që ofron siguri për VIP-at dhe roje sigurie kohëve të fundit i kryeministrit Hristijan Mickoski, u ul sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale të Shkupit. Ai akuzohet se i ka zbuluar sekret zyrtar një personi që është si dëshmitar në procedurë – Blagoja Korunovski. I pyetur nëse ndihet fajtor për krimin për të cilin akuzohet, Samarakov u përgjigj negativisht. Përndryshe, Bllagoja Korunovski, i cili tani është dëshmitar në procedurë, gjegjësisht, i cili sipas Prokurorisë duhet të kishte marrë dokumentet që dyshohet se ishin sekret zyrtar, është i njohur për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe është dënuar për vrasje në vitin 2007. Prokurorja Ivana Trajçeva thotë se e kaluara e tij nuk është arsye për të mos i besuar kësaj radhe. Mbrojtja e Samarakov tha se bëhej fjalë për nxitje të paligjshme për të kryer një krim që Bllagoja Korunovski e kreu kundër Samarakov, sepse ishte pikërisht zyrtaru i policisë Samarakov ai që e arrestoi atë në vitin 2019 kur ai kishte qenë në arrati për më shumë se 2 vjet, transmeton Portalb.mk.

Në fjalën e saj hyrëse, prokurorja Ivana Trajçeva tha se gjatë seancës kryesore, prokuroria do të vërtetojë se Angel Samarakov më 30 mars 2025 rreth orës 23:00, në një parking përpara hotelit Gardenia në Veles, si zyrtar i punësuar në Ministrinë e Brendshme, dhe nga lakmia, i ka dhënë dëshmitarit Bllagoja Korunovski qasje në dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme që janë sekret zyrtar, në mënyrë që dëshmitari të mund t’i publikojë ato dokumente në rrjetet sociale.

“Për këtë, i pandehuri Samarakov duhej të merrte nga personi Lelita Trajkovska Milenkova një shumë prej 50 mijë eurosh. Kjo do të thotë se ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të zbulimit të sekretit zyrtar sipas nenit 360, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1”, tha prokurorja Trajçeva.

Avokati mbrojtës i Samarakov, Ivica Efremov, tha para gjykatës se do ta bindte gjykatën se klienti i tij nuk i ka kryer veprimet e përshkruara në aktakuzë.

“Mbrojtja jonë do të përqendrohet në faktin se Prokuroria po përdor prova që i ka siguruar në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të jenë objekt prove në një procedurë penale, ju sigurojmë se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk përbëjnë sekret zyrtar dhe nuk ka asnjë element interesi vetjak”, tha avokati Efremov.

Dëshmitari Korunoski nuk është në vend, kështu që dëshmia e tij do të shtyhet për në gusht, dhe pritet që në gjyq të paraqiten dy video-incizime të propozuara nga prokuroria, një nga mbrëmja kritike dhe tjetra nga një periudhë tjetër.

Prokuroria i paraqiti gjykatës prova – telefona celularë, laptopë, hard disqe. Kur u përpoqën të paraqiten dy video-incizime të propozuara nga prokuroria, për shkak të vështirësive teknike, kjo nuk ndodhi dhe regjistrimet u lanë për seancën tjetër.

Gruaja e Angel Samarakova, Sanja Samarakova, ish-kandidate e VMRO-DPMNE-së për këshilltare në komunën e Velesit, është e pranishme në sallën e gjyqit. Zyrtari i policisë Samarakov punon në Ministrinë e Brendshme që nga viti 2015, nuk ka dënime të mëparshme dhe ka diplomuar në Fakultetin Juridik me provim të kaluar të jurisprudencës.



Të ndryshme
Më shumë