TV LIVE
Nga Vendi
22 July 2025
BDI: Qeveria e “Botës Serbe” po sulmon diplomacinë më të suksesshme që ka pasur vendi

Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut. Kështu e nis reagimin BDI, ndërsa i përgjigjet shkrimeve se Bujar Osmani, derisa ishte ministër i Punëve të Jashtme, ka zhvilluar 11 takime zyrtare në Beograd, gjë që sipas BDI-së, është straregji shpifëse e pushtetit VMRO-VLEN me qëllim tentimin për diskreditim të kandidatit të Frontit Kombëtar për Komunën e Çairit.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës serbe, sot po përpiqet të hedhë hije mbi punën e Ministrit më të suksesshëm të Jashtëm që ka pasur Maqedonia e Veriut.

Por faktet janë kokëforta dhe nuk i mbulon dot propaganda:

• Anëtarësimi në NATO u përmbyll gjatë mandatit të tij;

• Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u arrit nën drejtimin e tij si Ministër i Jashtëm;

• Kryesimi i OSBE-së në vitin më sfidues të organizatës, duke shpëtuar praninë në Shkup dhe vetë institucionin;

• Hapja e Dialogut Strategjik me SHBA-të, si themel i një partneriteti të ri;

• Harmonizimi 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, për herë të parë në historinë e shtetit;

• Themelimi i iniciativës rajonale “QUAD” me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi – një grup pro-evropian dhe euroatlantik;

• Dëbimi i 20 diplomatëve rusë nga Shkupi, si reagim ndaj agresionit rus;

• Mbështetje aktive për Ukrainën, me qëndrim të qartë dhe pa ekuivok;

• Bashkë-sponsorizimi i rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë në OKB.

Raporti më i fundit i Parlamentit Evropian e veçon qartë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit si i vetmi segment pozitiv i raportit vjetor.

Prandaj, sulmet që vijnë nga një qeveri që i shërben botës serbe, nuk e zbehin punën e Bujar Osmanit përkundrazi, janë kompliment dhe dëshmi e drejtësisë së rrugës së tij.



Të ndryshme
Më shumë