TV LIVE
Teknologji
21 July 2025
Në shtator, 4 mijë emoji të reja për përdoruesit

Një lajm i mirë për fansat dhe përdoruesit e emoji-it. Në shtator listës pritet t’i shtohen të tjera figura, duke e çuar numrin e tyre në 4 mijë.

Çdo ditë në botë dërgohen rreth 10 miliardë emoji. Shprehitë e ndryshme me emoji në rrjetet sociale kanë hyrë në komunikimin e përditshëm globalisht, duke gjetur përdorim të jashtëzakonshëm, dhe në shtator, me aprovimin e të rejave, priten të arrijnë rreth 4 mijë. Mund të shtohet një emoji me sy të fryra, harpa, shenja e gishtërinjve, një njollë bojë ngjyrë vjollcë etj, sipas Emojipedia, që ka përcaktuar edhe një ditë në vit si dedikim, që shënohet çdo 17 korrik.

Version primitive i tyre u krijua në tastierë në vitin 1982 nga Scott Fahlman, profesor informatike në Carnegie Mellon University në SHBA, i cili donte të komunikonte në kod me kolegët e tij. Ndërsa emoji që njohim sot me fytyra të vizatuara e grafike lindën në Japoni në fund të viteve 90. Ndërsa ishte Apple që i integroi në tastierën e i-Phone, që në vitin 2008. Sot më të përdorurat janë zemra e kuqe, flaka, dhe emoji që qan papushim.

Sipas Emojipedia, pavarësisht se janë simbole universale, gjenerata Z, ajo e të lindurve digjitalë, po ndryshon dhe përmbys domethënien e emoji-t më tradicionale. Megjithatë, përtej kësaj, ajo mbetet një formë mjaft e rëndësishme e komunikimit në shoqërinë bashkëkohore, duke zbukuruar, ç’dramatizuar apo theksuar gjendjet emocionale njerëzore, sipas kontekstit përkatës.



Të ndryshme
Më shumë