TV LIVE
Nga Bota
17 July 2025
Pakistan, 28 persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur nga përmbytjet

Raportohet se 28 persona kanë humbur jetën dhe 90 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në përmbytjet e shkaktuara nga shirat musonikë që kanë prekur Pakistanin, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Dawn", zëdhënësi i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Punjabit (PDMA), Faruk Ahmed, vlerësoi situatën në lidhje me shirat e vazhdueshëm në shtet.

Ahmedi tha se 28 persona humbën jetën dhe 90 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit në të gjithë Punjabin, duke shtuar se shumë vdekje ndodhën si pasojë e shembjes së çatisë dhe mureve.

PDMA-ja paralajmëroi se lumenjtë mund të dalin nga shtrati për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Shirat musonikë, të cilët janë efektivë në shumë qytete të Pakistanit çdo vit midis korrikut dhe shtatorit, shkaktojnë qindra vdekje dhe humbje financiare në vend.



Të ndryshme
Më shumë