TV LIVE
Sport
16 July 2025
Drita: Në një mbrëmje të paharrueshme, historia u shkrua me shkronja të arta

Drita e shkroi historinë mbrëmë duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Gjilanasit fituan me rezultat 3:2 në udhëtim tek Differdange, ndërsa lojën e parë e kishin fituar 1:0 në shtëpi javën e kaluar, në rrethin e parë kualifikues të Championsit.

Kështu, Bardhekaltrit e prenë biletën për rrethin e dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kampionia e Kosovës mbrëmjen e mbrëmshme e konsideroi si të paharrueshme, ku u shkrua historia me shkronja të arta, ndërsa klubi i falënderoi edhe tifozët për mbështetjen kudo që luan, e edhe mbrëmë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Dritës në faqen zyrtare në Facebook. /Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë