TV LIVE
Nga Vendi
14 July 2025
KA HUMBUR BABAI I GAZETARES ADVIJE BAFTIRI – KËRKOHET NDIMË PËR GJETJEN E TIJ

Ka humbur babai i gazetres shqiptare Advije Baftiri (Vicky) që vepron në SHBA. Babai ndodhet për pushime në Kërçovë dhe Advija kërkon ndihmën tuaj për gjetjen e tij.

Nazim Baftiri, 82 vjeç, është parë për herë të fundit mëngjesin e sotëm në Zajaz. Ai vuan nga demenca dhe po qëndron për pushime në Maqedoninë e Veriut. Nuk lejohet të ngasë makinën, por ka gjetur çelësat dhe është larguar rreth orës 07:20 të mëngjesit, i veshur vetëm me pizhamat. Nuk ka marrë portofol dhe asnjë dokument identifikimi me vete. Ai është duke drejtuar një Toyota Matrix ngjyrë blu, viti 2005, me targa të Illinois-it (SHBA).

Kushdo që ka informacion, të njoftojë menjëherë autoritetet ose familjarët!



Të ndryshme
Më shumë