TV LIVE
Kuriozitete
12 July 2025
Soprano kineze që këndon shqip hap edicionin e 8-të të MIK Festival në Korçë

Kjo është soprano kineze me famë botërore Xia Wang, e cila këndoi shqip në skenën e improvizuar në Hani i Pazarit duke çelur edicionin e 8 të MIK Festival.

“Është nder i madh, falënderoj që më ftuat. Emocione të këndosh në shqip në Shqipëri, a do këndoj mirë, theksi, dua që të kënaq veten dhe spektatorët”, tha Xia Wang.

Muzika shqiptaro-kineze ishte repertori i natës së parë të festivalit të njohur, duke sjellë për të pranishmit jo vetëm këngët e vjetra të të dyja kombeve por një bashkëpunim instrumental edhe me Genc Tukiçin.

“Për miqësinë shqiptaro kineze, jemi miq të vjetër. Muzika është ajo që na lidh gjuha internacionale, kur kemi punuar nuk kemi pyetur nga vjen por hajde bëjmë kinez, pastaj kemi thënë ku e ke shtëpinë. Në gjuhën muzikore merremi vesh, është gjuha e shpirtit. Soprano kineze do këndoj shqip e unë do luaj muzikë kineze “, tha Genc Tukiçi.

Inva Mula, organizatore e MIK Festival në këtë edicion lëviz në disa skena të juglindjes me tematika të ndryshme.

“Jam e lumtur që kemi arritur në edicionin e 8. Kemi bërë një kërkim gjatë vitit për të qenë të denjë. E filluam me Natën shqiptaro kineze. Natën për Gaqo Cako. Shkojmë në Drenovë me Eno Pecin. Ditën e dielë shkojmë në Vithkuq, këndojmë aty e me vonë vijmë në sheshin e Themistokliut në vendin mitik të korçarëve”, tha Inva Mula.

MIK Festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Shqipëri, ku artistë me famë ndërkombëtare performojnë kryesisht për turistët e huaj, të cilët e ndjekin vit pas viti këtë event.



Të ndryshme
Më shumë