TV LIVE
Nga Vendi
11 July 2025
Nga të shtënat me armë zjarri në Batincë ka ndërruar jetë një pjesëtarë i Armatës

Ka ndërruar jetë personi ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri sot në Batincë të Shkupi, përcjell TV21. Drejtori i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Nebojsha Nastov për TV21 tha se personi në fjalë ishte dërguar në spital i vdekur.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin A.M., pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, nga MPB njoftuan se rasti në Polici është raportuar rreth orës 10:15, dhe ka ndodhur në hyrje të fshatit Batincë, ku një person ka qëlluar ndaj një personi tjetër./tv21.tv



Të ndryshme
Më shumë