Artistja Dafina Zeqiri ka publikuar projektin më të ri muzikor të enjten e 10 korrikut.
Kënga e titulluar “Inshallah”, për disa minuta është klikuar mbi 30 mijë herë në platformën “Youtube”.
Ky projekt është prodhim i “Monkey Music” dhe Deard Sylejmanit, videoja nga “Sekuencë” ndërsa melodia dhe teksti nga Sardi Mneri, Deyzoh, vetë këngëtarja dhe Rron Krasniqi.
Edhe këtë verë Dafina Zeqiri është një nga emrat më aktivë në estradë. Para rreth një muaji ajo ka sjellë bashkëpunimin me Lucianon të quajtur “Energy”.