Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku – i njohur me emrin artistik Noizy – ka kërkuar ndjesë publike ndaj fansave të tij në Zvicër, pasi nuk arriti të performonte në koncertin e planifikuar të shtunën mbrëma në Rinora4.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Noizy ka sqaruar se gjithçka ndodhi për shkak të një shpifjeje të rëndë, që solli përfshirjen e tij në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Ai e cilëson incidentin si një keqkuptim të madh dhe thekson se personi përgjegjës për shpifjen do të përballet me pasojat ligjore.
“Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA,” ka shkruar ai.