TV LIVE
Teknologji
5 July 2025
Së shpejti vjen Apple Watch Ultra 3 – çfarë dimë për orën inteligjente

​​​​​​Kanë kaluar pothuajse dy vite që kur u prezantua modeli krejt i ri i Apple Watch Ultra, por në shtator kjo do të ndryshojë me daljen e modelit Apple Watch Ultra 3.

Besohet se Watch Ultra 3 do të prezantohet në vjeshtë, pasi Apple zakonisht organizon atëherë një ngjarje për produktet e reja, konkretisht për iPhone dhe pajisjet Apple Watch. Parashikohet që para-porositë të jenë të disponueshme po ashtu gjatë vjeshtës.

Apple Watch Ultra 3 pritet të sjellë disa funksione të reja. Pritet përmirësim i ekranit dhe çipat, të cilat Ultra 2 nuk i mori vitin e kaluar.

Apple Watch Series 10, i prezantuar në vjeshtën e kaluar, solli një ekran të ri LTPO3 OLED që mundëson rifreskim më të shpeshtë në modalitetin “always-on” dhe dukshmëri më të mirë nga kënde të ndryshme. Këtë vit, Ultra 3 pritet të ketë të njëjtin ekran.

Gjithashtu, Series 10 mori çipin e ri S10, ndërsa Ultra 2 është ende me çipin S9. Ultra 3 mund të ketë çipin S10 ose madje një çip të ri S11, ndoshta me optimizime AI për watchOS 26.

Ora e re pritet të ketë edhe një detektim më të mirë të tensionit të lartë të gjakut, lidhje satelitore për dërgim dhe marrje mesazhesh dhe lidhje 5G, gjë që do ta bëjë këtë orë ideale për ata që pëlqejnë të kalojnë shumë kohë në natyrë.



Të ndryshme
Më shumë