KF Shkëndija 77 ka arritur marrëveshje njëvjeçare me sulmuesin e ri premtues kërçovarin Destan Adili (19 vjeç), i cili vjen nga ekipet Rabotniçki U19, Pobeda, Voska Sport dhe së fundmi Vardar Negotino.
Adili ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Maqedonisë së Veriut, ku ka debutuar me gol ndaj Maltës.
Me energji dhe ambicie, ai vjen për të dhënë kontributin e tij në fanellën kuqezi.