TV LIVE
ShowBiz
3 July 2025
Geti feston ditëlindjen, Marina e uron me një foto familjare plot dashuri

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, i njohur për publikun si Ghetto Geasy feston sot 43-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur Marina Vjollca, ka zgjedhur që urimin ta bëjë publikisht në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar në Instagram një foto familjare ku shfaqet së bashku me Getin dhe vajzën e tyre, Marget.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Faleminderit që je bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të kërkojmë ndonjëherë. Jemi shumë me fat që të kemi – të dua pafundësisht”, ka shkruar Marina në përshkrimin e fotos.

Urimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit të njohur./IndeksOnline/

https://www.instagram.com/p/DLnxc71odOc/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading



Të ndryshme
Më shumë