TV LIVE
Nga Vendi
2 July 2025
Mickoski: Regjistrimi i popullsisë nuk duhet të jetë temë politike! Na duhet numër i vërtet që ta dimë sesi zhvillohemi si shtet

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vendi ka nevojë për regjistrim të popullsisë, që të dijë, siç thotë ai, numër real që do t’i mundësojë shtetit që të monitorojë zhvillimin, përcjell TV21. Mickoski thotë se në asnjë mënyrë, regjistrimi nuk duhet të jetë temë politike.

“Regjistrim elektronik duhet të bëjmë për faktin e thjesht se duhet të dimë se çka posedojmë, në kriteret e definuara nga Eurostat. Unë nuk thash se këtë do ta bëjmë, ndoshta sërish do të jetë në terren. Ndoshta ne do të jemi shumë të pasur dhe do të kemi para që të harxhojmë për regjistrim në terren, etj. Por do ta ritheksoj, regjistrimi nuk duhet të jetë temë politike. Kanë mbaruar temat politike në lidhje me përqindje, me numra, të drejta, etj. Kjo ka mbaruar dhe nuk duhet askush ta përmend apo ta debatojë. Është e drejtë e arritur dhe e përfunduar. Neve na duhet numër i vërtet që ta dimë sesi zhvillohemi si shtet, kjo është esenca. Ta dimë se me çka posedojmë si shtet, dhe kur ta dimë, atëherë mund të marrim drejtim. Unë kur e përmenda regjistrimin elektronik, e përmenda në bazë të pyetjes nga ana e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë, që erdhi si rezultat i Gjykatës Kushtetuese, për ta shfuqizuar metodologjinë e regjistrimit të kaluar. Dhe tani, nëse ajo metodologji nuk bën, ne faktikisht punojmë me të dhëna nga viti 2002, realisht, sepse nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi atë metodologji. Ne për momentin punojmë me të dhëna 23 vjet të vjetra”, tha Mikcoski.



Të ndryshme
Më shumë