TV LIVE
Nga Vendi
28 June 2025
Sot temperatura deri në 36 gradë dhe erë që në disa vende do të fryjë me mbi 70 km në orë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Shkup ka parashikuar për sot mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, e cila lokalisht mund të arrijë shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 27 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë. (INA)



Të ndryshme
Më shumë