TV LIVE
Sport
27 June 2025
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

Skema e final-four në Superligën Shqiptare ka rigjeneruar të ardhura të shumta në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Fakt që rrit prestigjin, teksa është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare.

Në asamblenë e mbajtur pak ditë më parë në Shtëpinë e Futbollit, presidenti i FSHF, Armand Duka konfirmoi forcimin e bilancit financiar, të cilat do të shpërndahen në formë bonusi për elitën e futbollit shqiptar dhe Kategorinë e Parë.

Për 20 skuadrat në garë në dy nivelet kryesore të futbollit shqiptar, FSHF do vërë në dispozicion 3 milionë euro, me një çek për secilin klub.

Mbështetja financiare do të shpërndahet në fillimin e dy sezoneve të ardhshme dhe përbën një hap të rëndësishëm për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike. Klan News



Të ndryshme
Më shumë