TV LIVE
Kuriozitete
26 June 2025
Rinovohet Muzeu i Muzikës në Gjakovë i djegur dy vjet më parë

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografi të rinovimit të Muzeut të Muzikës në qytetin e Gjakovës, objekt ky i cili në fundin e gushtit të vitit 2023 ishte djegur pothuajse tërësisht.

Çeku tha se, trashëgimia nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, është investim për të ardhmen.

“Me çfarë u ballafaquam dhe si është sot. Muzeu i Muzikës në Gjakovë ishte shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri. Me punë profesionale e përkushtim është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Trashëgimia nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, është investim për të ardhmen”, ka shkruar ministri në detyrë, Hajrulla Çeku në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë