Këngëtari i njohur, Ledri Vula, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, në Top Channel, ku ka folur për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.
Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti Ledrin në lidhje me një fotografi që u bë virale në rrjet. Këngëtari shfaqej krah yllit të muzikës, Bebe Rexha.
I pyetur nëse do të kenë një bashkëpunim së bashku, Ledri zbuloi se këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka shprehur dëshirën që të bëjë diçka në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Një foto me Bebe Rexhen na ka bërë kuriozë që nuk mori përgjigje. Juve të dy bashkë vetëm muzika mund t’iu lidhë, apo jo?
Të lidh muzika, shoqëria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi
A do keni një duet bashkë?
Janë disa këngë të miat që i pëlqejnë, që mi ka përmend, po ka qejf me punuar me producentët e Shqipërisë. Idetë janë ndryshe, sado që ne jemi treg i vogël e kemi një zhanër tonin dhe mund të jetë shumë e thjeshtë për këtu, po jashtë mundet me tingëlluar shumë ndryshe. Edhe artistët e huaj janë gjithmonë në kërkim të një gjëje ndryshe. Ka shprehë dëshirë me ardhë me punuar, kaq.